Menaxheri i futbollit nu kursen elozhet për Dakun: Pa të në fushë, Rubin Kazan është më i dobët

Menaxheri i futbollit, Timur Gurtskaja ka folur së fundmi për Mirlind Dakun. Ai nuk ka kursyer elozhet për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, duke thënë se pa të në fushë, Rubin Kazan është një ekip krejt tjetër, pra një skuadër më dobët.

“Gjithmonë them se Rubin me dhe pa Dakun janë skuadra krejtësisht të ndryshme. Së pari, i frikësohen atij, dhe ju mbani më shumë mbrojtës atje. Së dyti, ai mund të zërë një terren dhe thjesht të vendosë rezultatin e lojës me vendimet e tij jokonvencionale”, u shpreh Timur Gurtskaja.

Sulmuesi 27-vjeçar po kalon një super sezon në Rusi, duke qenë pikë kyçe për Rubin Kazan. Në 22 ndeshje të zhvilluara, Daku ka shënuar 11 gola dhe asistuar në 6 të tjerë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ “Mbretërimi i mbretit vazhdon”, Mohamed Salah rinovon me Liverpool

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us