MERKATO/ Ksabi Alonsoja te Reali dhe lëvizjet e para të pritshme në mjedisin madrilen

Ksabi Alonsoja do të luajë me një dyshe sulmuese të përbërë nga Kilian Mbapeja dhe Vinísius Xhúniori te Reali i Madrid sezonin e ardhshëm, raporton Cadena SER. Kjo, sipas tyre, do të thotë më pak minuta për Rodrigo brazilianianin, i cili mund të largohet nga klubi. Site të tjera spanjolle raportojnë se braziliani tashmë i ka nisur lëvizjet për të gjetur skuadër. “Los Blancos” pritet t’i komunikojnë Rodrigos se roli i tij në skuadër do të ndryshojë, gjë që e ka përshpejtuar dhe nxitur largimin e tij.

Reali i Madridit dëshiron gjithashtu të afrojë mbrojtësin qendror të AFC Bournemouth, Dean Huijseni dhe janë “optimistë” për arritjen e marrëveshjes.

Klubi kërkon edhe një mbrojtës të majtë. Në të majtë mbrojtësit janë disa: me Álvaro Karrerasin e Benfikës dhe Alehandro Grimaldon e Bajer Leverkusenit, që përmenden si opsione. Sipas Calciomercato, mbrojtësi i majtë i AC Milanit, Teo Hernándezi, mund të rikthehet te Reali i Madridit dhe për nga karakteristikat duket plotësisht i përputhshëm me kërkesat e Alonsos

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Rikthim i bujshëm në Torino, Juventus firmos kontratën e papritur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us