Merr fund historia e dashurisë si në përralla? Jasir Asani dhe Giota i japin fund lidhjes, fshijnë FOTOT nga Instagrami

Jasir Asani, futbollisti i Kombëtares në vitin 2023 nuk pati vetëm shkëlqim në futboll ku realizoi ëndrrën e fëmijërisë, duke u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare, si dhe falë golave të tij spektakolar, kontribuoi në kualifikimin e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë.

Ai viti i solli fat futbollistit nga Shkupi edhe në sferën e dashurisë, pasi gjeti njeriun e zemrës, tironsen Giota.

Por duket se dicka ka ndodhur mes çiftit dhe tashme i kanë dhënë fund. Në Instagram të dy postonin shpesh foto krahë njëri-tjetrit si dhe në bio shkruhej emri i secilit.

Nga një kërkim i thjeshtë në Instagramin e tij, vihet re se futbollisti i ka fshirë të gjitha fotot që ka pasur me partneren e tij, dhe duhet thënë se kanë qenq tq shumta. Nga ana tjetër, Giota e ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram.

Kaq ka mjaftuar për të konfirmuar se në fakt, mes çiftit ka marrë gjithçka fund përgjatë ditëve të fundit.

Lajme të tjera |  Teuta “pazar” te rivalët, “rrëmben” një mbrojtës dhe një mesfushor

Çifti dukej shumë i lumtur, madje para disa muajsh zhvilluan dhe një intervistë ku folën publikisht për marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se në rrjetet sociale, çifti shfaqej thuajse gjithë kohës së bashku, herë në udhëtimet luksoze, herë gjatë vizitave të Giotis në Kore, apo edhe ne stadium, ku ajo mbeshteste të dashurin e zemrës. Por ditet e fundit, postimet e tyre plot dashuri janë fshirë nga llogaria e Jasirit, duke lënë të kuptohet se kjo histori është mbyllur njëherë e mirë.

Merr fund historia e dashurisë si në përralla? Jasir Asani dhe

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us