Merr fund pritja, Shpendi grumbullohet nga Kombëtarja

Lista e Kombëtares U-21 të drejtuar nga Alban Bushi vazhdon të pësojë ndryshime. Pas Dario Dakës që iu bashkuar kuqezinjve të vegjël, tashmë është radha e një tjetër sulmuesi të bëhet pjesë e ekipit.

Kështu Stiven Shpendi pritet që ditën e sotme t’iu bashkohet pjesës tjetër të lojtarëve për dy sfidat miqësore që Shpresat dot ë luajnë ndaj Moldavisë. Sulmuesi i cili ëhstë në pronësi të Empolit, po luan si i huazuar te Carrarese në Serie B është ftuar nga Bushi.

Shqipëria U-21 do të luajë takimin e parë ndaj Moldavisë më 15 nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës.

Lajme të tjera |  Egnatia gjen fitoren në miqësore, rrogozhinasve i mjafton një gol përballë Farul Constanta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us