Merr fund “telenovela” Florian Wirtz, ylli 22-vjeçar do të qëndrojë në Gjermani

Pas përfundimit të sezonit aktual, me shumë gjasa Florian Wirtz do t’i japë lamtumirën Bayer Leverkusenit. Megjithatë, talenti i Kombëtares së “pancerave” nuk do të largohet nga Gjermania.

Skuadra e ardhshme e Florian Wirtz do të jetë Bayern Munich. Siç raporton prestigjiozja “Bild”, mesfushori gjerman i ka komunikuar trajnerit Xabi Alonso dëshirën për t’u transferuar në verë tek kampionët e Bundesligës.

Fantazisti 22-vjeçar bëhet me dije se ka refuzuar Real Madridin dhe Manchester Cityn për bavarezët. Tashmë thuhet se marrëveshja mes Wirtz dhe Bayern Munich është arritur dhe zyrtarizimi do të presë pak.

Lajme të tjera |  24 vite pa titull, në Shkodër kërkojnë yllin e parë në fanellë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us