Merr letër kërcënuese gjyqtarja Arnisa Këlliçi, kërkon urgjentisht mbrojtje: “Keni dy fëmijë…dhe…mendoni për ta!”

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Arnisa Këlliçi, është kërcënuar me vdekje dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar mbrojtje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në shkresën që ajo i ka drejtuar KLGj-së i vë në dijeni se letra e kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë, kur data shënon 20.01.2024.

Pjesë nga letra kërcënuese:

E dashur Arnisa.

Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta!

Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë.

Me respekt

Letra mendohet që të jetë dërguar nga burgu, teksa përballë këtij kërcënimi gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor t’i mundësohet mbrojtje e posaçme.

“Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Lajme të tjera |  REPLIKAT- Farage ndryshon shifrat: 1 në 3 emigrantë në burg, do vij në Shqipëri! Rama: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, m ë ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni te nevojshme’, shkruhet në letrën e plotë të gjyqtares Arnisa Këlliçi drejtuar KLGJ”, i kërkon gjyqtarja KLGJ-së.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us