Merret peng një person në Lezhë, policia në ndjekje të autorëve (EMRI)

Një person raportohet se është marrë peng pak çaste më parë në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, ku sipas informacioneve paraprake, dyshohet se personi është futur me forcë në makinë.

Sakaq, policia e Lezhës thotë se ka arritur të identifikojë targat e automjetit dhe dy pengmarrësit dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Mësohet se personi i marrë peng është shtetasi D. Gj, i cili është futur në makinën e autorëve me forcë, pas një sherri me ta.

Lajme të tjera |  “Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt sado i padrejtë të na duket ne”, Rama: Edhe Nano e përballoi burgun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us