Merret vendimi përfundimtar, Partizani zgjedh trajnerin e ri

Merret vendimi përfundimtar, Partizani konfirmon trajnerin e ri. Arbër Abilaliaj është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Gaz Demi me anë të një konference për mediat, duke e konfirmuar në krye të stolit të kuq.

Abilaliaj do t’i ketë të dyja funksionet, si atë të trajnerit dhe gjithashtu të drejtorit sportiv. Arbër Abilaliaj do të drejtojë të kuqtë deri në përfundim të sezonit.

Abilaliaj drejtoi Partizanin në 5 ndeshjet e fundit, duke marrë pesë fitore radhazi. Ai ishte në stol edhe në sfidën e fundit ndaj Egatias, që u ndërpre në minutën e 24-t si pasojë e atakut në zemër të Dëamena-s.

Lajme të tjera |  Shembull për Grudën, mbrojtësi i Arsenal pranon të shkojë te moshat e Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us