Merret vendimi, prej 2024, nuk do paguhet TVSH për importin e kafshëve të gjalla

Në vitin 2024 nuk do të paguhet më TVSH për importin e kafshëve të gjalla. Vendimi u mor në Komisionin e Ekonomisë këtë të mërkurë në mbledhjen e zhvilluar online. Projektligji parashikon përjashtimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për importimin e mëshqerrave mbarsë dhe insekteve me qëllim eliminimin e përdorimit të hormoneve dhe praktikave të zakonshme. Ky projelktligj u propozua nga deputeti socialist Erion Braçe.

Me këtë projektligj Qeveria synon nxitjen e importit të mëshqerrave mbarsë që do të lindin në vend me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë.

“Nisur nga nevoja e rritjes së numrit të krerëve të bagëtive në vend, është parashikuar përjashtimi nga TVSH në importin e gjedhëve të mbarsur sipas një kodi doganor të caktuar doganor. Po kështu është parashikuar përjashtimi nga TVSH i koshereve me bletë, çka do stimulojë zgjerimin e këtij sektori si dhe përjashtimi nga TVSH i importit të insekteve të cilët luftojnë insektet, të cilët janë zëvendësues të insekticideve që përdoren në bujqësi. Efekti nga këto masa në mbështetje të bujqësisë është rreth -150 milionë lekë në vit”, thuhet në relacionin e projektligjit për ndryshimin e ligjit për TVSH-në.

Lajme të tjera |  Vr*u bashkatdhetarin e tij në Londër, SHQIPTARI 22-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us