Duke nisur nga pranvera patentat shqiptare do të njihen dhe në Turqi. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, gjatë konferencës së përbashkët me homologun shqiptar Igli Hasani. Ndërkohë bëri me dije se këtë vit, do të zhvillohet dhe mbledhja e parë e Këshillit të Parneritetit Strategjik, e cila do të jetë mjaft e rëndësishme sa i përket ekonomisë.
Hakan Fidan: Ashtu siç e tha dhe kolegu im ne kemi zhvilluar marrëdhëniet në shumë fusha, sidomos në ekonomi, kulturë edukimi, turizmi, teknologjia, investimet. Do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Sidomos marrëveshja për njohjen e patentave. Sigurisht marrëdhëniet mes dy vendeve janë të përqëndruara te besimi dhe përpiqemi si të ndikojmë për të rritur mirëqenien mes dy vendeve tona. Në 2024 të zhvillojmë këshillin e parë të partneritetin strategjik. Kjo do jetë një platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe tregtia të arrijë deri në 2 miliardë dollarë dhe do bëjmë çështë e mundur për këtë. Me bizneset diskutuam për investimet dhe me vërtet që sot i shpjegova dhe kolegut tim që bashkëpunimi që ne kemi aktualisht në të vërtetë nuk është sa kapaicteti që ne kemi. Kemi mundësi që të bashkëpunojmë edhe më shumë.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka zhvilluar këtë të hënë një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u takua me homologun shqiptar Igli Hasani, në ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Po ashtu ai ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj.