8 minuta seancë! Socialistët kalojnë në kohë rekord Buxhetin 2024, opozitës ‘i mbeten’ flakadanët

Mazhoranca ka miratuar buxhetin e 2024 dhe paketën fiskale për 8 minuta mes tymueseve dhe shpërthimeve me shashka nga deputetët e opozitës.

Buxheti dhe paketa fiskale u miratuan pa debate dhe pa diskutim në Kuvendin e Shqipërisë, pas kaosit të krijuar në sallën parlamentare ku, ashtu si në seancat e kaluara, ligjvënësit opozitarë grumbulluan karriget pranë foltores dhe ndezën tymuese.

Risi gjatë kësaj seanca ishte hedhja e shkashkave që u dëgjuan në sallën e Parlamentit gjatë kohës së deputetët e PS-së votonin duke ngritur kartonët për miratimin e buxhetit 2024, ndërsa ligjvënësit opozitarë i bienin tavolinave.

“Turp”, “turp”, dëgjohen duke bërtitur deputet e PD-së në sallë pas mbylljes së seancës 7 minutëshe.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us