Mesazhi i pazakontë nga Berisha: Një falënderim të madh për gratë socialiste, dje ia shndërruan në disfatë show-n njeriut më mizogjen në Europë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Pallatit të Kongreseve ka mbajtur një fjalim të fortë ku kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar “të keqen më të madhe të këtij vendi”.

Berisha e nisi fjalën me një “falënderim” ironik ndaj grave socialiste, për të cilat tha se “shndërruan në disfatë show-n e Ramës”, duke e detyruar atë “të pranojë se e ka parë syri i keq”. Sipas tij, “sy i keq nuk ka nevojë të shohë Ramën, sepse ai vetë është e keqja”.

Ai e akuzoi Ramën si një “mizogjen të pakorrigjueshëm” që, sipas tij, nuk reagon as kur gratë dhunohen apo vriten. Ai e quajti kryeministrin si një figurë arkaike, të ndarë nga realiteti i vuajtjeve të grave shqiptare.

Në vijim, Berisha e përqendroi fjalën e tij tek emigracioni masiv i të rinjve. Ai theksoi se në 12 vitet e fundit, janë larguar nga vendi 600 mijë të rinj, duke theksuar se “Shqipëria po humbet ëndrrën e saj”.

“Miq, unë kam një falënderim të madh sot për gratë socialiste. Dje ato gra fisnike ia shndërruan në disfatë show-n njeriut më mizogjen në Europë, Edi Ramës. Dhe u detyrua të thoshte se na ka parë syri i keq. Po ti je e keqja vetë. Ku ka sy të keq që të sheh ty, ti je e keqja më e madhe. A të keqe më të madhe se atë që i largon nënës, djalin dhe vajzën nga shtëpia për rrugët e botës? Po a ka të keqe më të madhe për një zonjë, për një grua, për një motër, se t’u largosh burrin nga shtëpia për të siguruar kafshatën? A ka të keqe më të madhe se ti që me bullizmin tënd ke nxitur dhunën kundër grave? E ka me borxh të përrallisë për çdo gjë, po se flet një fjalë kurrë një grua dhunohet, se flet një fjalë kur një grua vritet barbarisht”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Seanca e fundit parlamentare/ Gjekmarkaj: Gara e 11 Majit u trukua, procesi ndaj Sali Berishës, politik

“Kurrë ndonjëherë nuk keni për ta dëgjuar. Po pse? Sepse në thellësinë e tij ai ka një arkaizëm, ai është një mizogjen i pakorrigjueshëm. Dhe u garantoj se gratë dhe vajzat shqiptare do jenë ato të cilat me 11 maj do i presin biletën, do e nisin aty ku e meriton. Miqtë e mi, programi ynë i Shqipërisë Madhështore, po të kishte një emër të dytë, do ishte programi i rinisë shqiptare. Në 12 vite, 600 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria. Në 12 vite, Shqipëria po humbet ëndrrën e vet.
Vilson Blloshmi, një poet i pavdekshëm, Shqipërinë në diktaturë e krahason me Saharanë, dhe thotë Saharaja ëndrra nuk ka, Saharaja nuk ëndërron”, theksoi ai.

Lajme të tjera |  FOTOT: Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Sipas Berishës, e vërteta është se në narkodiktaturë, ëndrra po i ikën Shqipërisë.

“Ëndrrat po i ikin çdo ditë. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri. Do bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre, për punësimin e tyre, çatinë e tyre, për biznesin e tyre. Do bëjmë gjithçka që jo vetëm këta që janë këtu, por dhe ata që kanë ikur, të rikthehen në dheun e tyre dhe të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri. Të kthehen dhe t’i japin Shqipërisë të ardhmen që meriton. Ndaj dhe programi ynë ka në themel mbështetjen e fuqishme për rininë shqiptare”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us