Mesfushori çek kërcënon hapur Shqipërinë: Kam ruajtur gol për ju!

Mesfushori i Çekisë, Pavel Sulc ka folur në prag të ndeshjes që përfaqësuesja e tij do të luajë në Tiranë kundër Shqipërisë. Sulc ‘kërcënon’ kuqezinjtë tanë, duke u shprehur se ka ruajtur një gol për ndeshjen e “Air Albania”.

“Është gjithmonë mirë  kur gjithçka është në dorën tonë. Besoj se mund ta përballojmë ndeshjen e të shtunës. Nuk e di si do shkojë, por rëndësi ka që i kemi gjërat në dorën tonë.

Unë jam duke luajtur një pozicion pak më ndryshe se sa luajta sezonin e kaluar. Dikur luaja thjesht si sulmues, tani luaj si 8-sh.  E kam ruajtur golin për ndeshjen ndaj Shqipërisë”, është shprehur Pavel Sulc.

Lajme të tjera |  Interi me hapa konkret për një mesfushor të ri, zikaltërit përfshijë në marrëveshje edhe Kristjan Asllanin

Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke do të zhvillohet më 16 nëntor. Sfida e vlefshme për raundin e 5-të të Nations League, nis në orën 20:45.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us