Mesfushori i Partizanit grumbullohet me Shpresat, reagojnë “Demat e Kuq”

Ditën e sotme, Kombëtarja e Shqipërisë U-21 bëri të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat miqësore ndaj Hungarisë dhe Turqisë. Trajneri i Shpresave, Alban Bushi i ka besuar Gjergji Kotes duke e grumbulluar për këto dy sfida.

Klubi i Partizanit i uron fat mesfushorit të tyre për grumbullimin në Shqipërinë U-21.

“Gjergji Kote pjesë e seleksionit kuqezi për dy ndeshjet miqësore që ekipi ynë përfaqësues U-21 do të luaj ndaj Hungarisë dhe Turqisë në 5 dhe 8 qershor. Në listën prej 24 futbollistëve të publikuar sot, trajneri ekipit kombëtar U-21 Alban Bushi, ka përfshirë edhe titullarin e kuq.

Klubi i uron mesfushorit të talentuar Gjergji Kote shumë suksese me fanelën kuqezi”, shkruan Partizani.

Lajme të tjera |  U grumbulluan në kombëtaren e Shpresave, Bylis i dërgon mesazh dy lojtarëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us