Mësimi online dhe problemet me regjistrat, ky është drejtori i shkollës që i del kundër Ministrisë së Arsimit: Kërkesa e tyre, e jashtëligjshme

Një shkollë 9-vjeçare vazhdon të përdorë regjistrat fizikë. Ky është i vetmi institucion arsimor në Shqipëri që i ka dalë kundër Ministrisë së Arsimit dhe nuk po mban regjistra online, e njohur ndryshe si platforma SMIP.AL sepse e cilëson të jashtëligjshme.

“I kemi dërguar e-mail të gjatë Ministrisë së Arsimit me vendimin tonë që nuk do e zbatojmë. Nuk kemi marr përgjigje”, tha Artur Shkurti-drejtor shkolle.

-Nuk kanë marr masa?

-Jo ky është argumenti ynë i fortë. Në dy vjet ne nuk kemi sanksione nga MAS. Pse? Baza ligjore nuk ka asnjë detyrim për mësuesit dhe drejtuesit. Ligjërisht, edhe me vkm edhe me urdhërin 589 nuk thonë: ju mësues jeni të detyruar për këtë gjë. Këto lexuam që vendosëm jo! Shkolla jonë është e vetmja që po zbaton ligjin, kjo është e sigurtë!”, tha Artur Shkurti-drejtor shkolle.

Arsyet pse kjo shkollë refuzon këtë metodë të re bazohen edhe në nenin 66 dhe 67 të ligjit të arsimit parauniversitar, ku përcaktohet qartë mënyra e mbledhjes dhe mbrojtjes të të dhënave personale të nxënësve.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

“Shkolla nuk mund të eksportojë të dhëna jashtë kufijve të shkollës dhe databaza SMIP është qëndrore që do të thotë të dhënat e fëmijëve janë vendosur jashtë shkollës. Kjo ndalohet me ligjin e arsimit parauniversitar. E dyta është që të dhënat janë personale të fëmijës e ndalohet ta marrësh pa lejen e prindërve. Me teknologjinë nuk mund të shkelësh të drejtat e njeriut”, u shpreh drejtori shkollës.

Edhe nxënësit shpjegojnë vendimin e prindërve të tyre kundër regjistrit online, të cilët kanë firmosur edhe peticionin ku kërkohet mbyllja e databazës virtuale me notat, mungesat, temat mësimore, sjelljen e fëmijëve.

“Prindërit e mi nuk kanë dhënë leje që të dhënat e mia personale të hidhen në regjistrin online, sepse e kuptojmë që këto të dhëna janë shumë sensitive”, u shpreh Agnes Metani-nxënëse.

Lajme të tjera |  Alarmi/ Temperatura deri në 40 gradë, sinoptikania: Bëni kujdes deri më datë 10 korrik. Do zgjerohet harta e zjarreve

‘Këto janë ato të dhëna që përcaktojnë individët që ne jemi, e persona të tretë mund ti lexojnë ato të dhëna e ti përdorin”, tha Abigel Bilbili- nxënëse.

Ndryshe nga liria që ka vepruar ky institucion arsimor, mësuesit e shkollave publike sidomos u gjendën para udhëzimeve për të plotësuar me detyrim SMIP-in në mungesë të pajisjes me regjistër fizikë nga Ministria e Arsimit.

“Të dëmtuarit kryesorë janë fëmijët, pas tyre familjet, e mësuesit. Ministria për të bërë këtë hoqi shërbimin e ligjshëm edhe i zëvëndësoi me shërbime të paligjshme. Kjo praktikë e sistemit arsimor është duke dobësuar në mënyrë të jashtëzakonshme cilësinë”, u shpreh Artur Shkurti-drejtor shkolle./ tch

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us