Media “Iran International” ka marrë informacion se Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, po negocion me zyrtarët rusë për të siguruar një dalje të mundshme për veten dhe familjen e tij nga Irani nëse situata përkeqësohet.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një video të shtunën se udhëheqësit e lartë iranianë po “po përgatisin valixhet e tyre”.
Sulmet e Izraelit ndaj Iranit, zbulohet ku fshihet udhëheqësi suprem
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zhvendos në një bunker nëntokësor në zonën Lavizan, në verilindje të Teheranit, disa orë pasi Izraeli nisi sulmet e tij ndaj kryeqytetit iranian në orët e para të së premtes së kaluar, raportoi Iran International, duke cituar dy burime të informuara mirë brenda vendit.
Të gjithë anëtarët e familjes së Khameneit, përfshirë djalin e tij Mojtaba, janë me të, thanë burimet.
Sipas mediave, kjo është e njëjta strehë ku udhëheqësi fetar dhe familja e tij u strehuan gjatë operacioneve të Iranit kundër Izraelit, “Premtimi i Vërtetë 1” dhe “Premtimi i Vërtetë 2” në vitin 2024.
Të dielën, Izraeli kreu sulmin e parë në qytetin iranian të Mashhadit, i cili është më shumë se 2,300 kilometra larg.
Një burim diplomatik në Lindjen e Mesme i tha Iran International se sulmi ajror në Mashhad ishte një paralajmërim për udhëheqësin suprem të Iranit se ai nuk është i sigurt askund në vend.
I njëjti burim diplomatik shtoi se Izraeli mund ta kishte vrarë Khamenein që natën e parë të operacionit, por qeveria izraelite zgjodhi ta linte gjallë, duke i dhënë një shans të fundit për t’u tërhequr dhe për të njoftuar çmontimin e plotë të programit bërthamor të Iranit.
Donald Trump i kishte dhënë Khameneit një afat dy-mujor për të rënë dakord për çmontimin e programit të pasurimit të uraniumit, por udhëheqësi suprem injoroi paralajmërimet si amerikane ashtu edhe izraelite.
Me fillimin e sulmeve ajrore izraelite, kjo “mundësi” po ofrohet përsëri – këtë herë, thonë burimet, për të vlerësuar realisht fuqinë ushtarake të Izraelit dhe për të urdhëruar çmontimin e programit të pasurimit të uraniumit.