Mësoi ‘live’ vdekjen e Gerti Bogdanit, Berisha: Lajm shokues, rrufe në qiell të hapur

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mësuar ‘live’ vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdani, teksa ndodhej në një konferencë me gazetarët për çështjen “Partizani”. Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi, ndërsa ka kërkuar mbajtjen e një minute heshtje dhe ka mbyllur më pas konferencën.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Është nja lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD, më të njohura më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat me civilitet, me formim, me pregatitje, me ndershmëri, me urtësi në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Geri Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer.

Të rrjeshtuar që në fillimet me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta, në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhmje në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributit për vendin e tij, për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrati, por dhe çdo qytetari që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri i cili te çdo mik, shok i njohur ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim ky është Gerti Bogadni, ndaj ju ftoj të ngrihemi ta kujtojm në një minut heshtje. I paharruar kujtimi i tij“,ishte reagimi i Sali Berishës.

Lajme të tjera |  “Ju thaftë dora atij që vuri zjarrin”, banorët në Vlorë nuk e fshehin zemërimin dhe dhimbjen për atë që kanë humbur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us