Meta mbështet protestën e PD-së: Përballja me regjimin, e vetmja rrugë për të vendosur rendin kushtetues

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, duke folur për protestën e opozitës, tha se narko-shteti nuk duhet të ketë as një minutë paqe.

Meta theksoi se përballja me regjimin është e vetmja rrugë për të vendosur shtetin e së drejtës. Ai tha se arrestimet në protestë janë politikë, duke shtuar se zemërata e popullit vetëm rritet.

“Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe. Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 21 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtu mafia ka shtetin e vet. Një falënderim të veçantë për pasqyrimin në mediat e huaja të protestës së djeshme. Shqiptarët e ndershëm e kanë detyrë largimin e Ramës nga pushteti. Edi Rama tallet me pensionistët dhe na vjedh përditë. Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje. Ne i bashkohemi çdo përpjekje për të rivendosur rendin kushtetues, që aktualisht është përmbysur”- deklaroi Meta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us