Meta, optimist nga qelia: Më 11 maj fitorja plebishitare dhe madhështore fillon nga Tirana

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale, duke shprehur besimin e tij se koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të fitojë më 11 maj. Në postimin e tij,

Meta theksoi se ky koalicion do të nisë garën me numrin 1 dhe do të dalë i pari, duke siguruar një fitore madhështore. “Koalicioni ynë starton garën me numrin 1.

Koalicioni ynë del po i pari më 11 maj me një fitore madhështore!” shkruante Meta, duke shtuar se fitorja do të fillojë nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë, si një flamur shprese për të ardhmen.

Postimi:

Koalicioni ynë, “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, starton garën me numrin 1.

Lajme të tjera |  “Korrupsioni nuk është fenomen shqiptar”- Xhafaj komenton opozitën: Berisha, lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte për të shkruar drejt fitores

Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore!

Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us