Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbledhur kryesinë e partisë, ku ka bërë deklarata të forta në lidhje me rithemelimin e kësaj force politike. Meta tha se në PL do të marrë fund nepotizmi, ndërsa tha se një timon nuk mund të drejtohet nga dy shoferë.
‘Do zhdukim nepotizmin në Partinë e Lirisë. Kjo nuk mund të jetë forcë politike me dy shofera në timon, pale kur futet dhe ndonjë dorë e tretë në timon. Duhet shpejtësi, duhet një frymëmarrje tjetër. Në kuadër të riorganizimit sekretare e qarkut Tiranë, propozoj që të jetë zonja Xhixho, të qarkut të Korçës, Tedi Blushi. Zoti Panariti së bashku kemi 26 vite apo jo, bashkë do kemi dhe 26 të tjera, po duhet të vish në stërvitje bashkë me mua’, u shpreh mes të tjerave Meta.