Meta reagon për ndryshimin e rregullores së Kuvendit nga PS: Vendim i njëanshëm!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot për vendimin e maxhorancës socialiste për të ndryshuar vetëm më votat e majta, rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, e cila parashikon ndëshkime nga 30 deri ne 60 ditë për deputetët që bllokojnë punimet e seancave plenare.

Sipas Metës ndryshimi i njëanshëm i Rregullores së Kuvendit, i bërë në mënyrë arbitrare, synon asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmin.

Për ish-Presidentin vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës do të rikthejë normalitetin në Kuvend.

“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.

Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.

Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë”– u shpreh Meta.

Lajme të tjera |  “Shokët tallen me mua! Nuk më vjen TURP për veshjen time, kaq mundësi kanë prindërit”, zbulohet LETRA TRONDITËSE e 17-vjeçares që u vet*vr* në Gjirokastër!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us