Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S’ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi….!

Ilir Meta në një telefonatë të drejtpërdrejtë për avokatin Kujtim Cakrani, foli në MCN mbi hetimet e SPAK, duke u shprehur se nuk ka përdorur kurrë kartë në jetën e tij.

Meta tha se nëse karta është përdorur nga Kryemadhi është e rëndë për një politikane me përvojë.

“Unë s’e di sa karta ka pasur znj.Kryemadhi. Ajo ka pasur shumë pasuri, edhe për shkak të një pallati me nënën e saj. Unë në jetën time kurrë s’kam pasur kartë.

Kartat që pretendon SPAK-u s’kanë lidhje me z.Meta. Vende si Bevery Hills apo Las Vegas, as kam qenë, as kam ndërmend të shkoj. Më pëlqen Prevalla.

Jam i lidhur me natyrën. Nëse janë të vërteta janë të papranueshme dhe të rënda për një politikane me përvojë, që ka qenë e këshilluar nga ana ime, që të jetë e kujdesshme me ligjin. S’kanë asnjë lidhje këto karta me mua, shpërndahen nga gazetaret e SPAK-ut”, tha ai.

Duke folur mbi çështjen e lobimit në SHBA, Meta tha që SPAK-u qëllimisht nuk tregon se kujt ia ka çuar kompania faturat.

“Nuk e sqaron SPAK-u qëllimisht, ia kërkuam edhe në seancën e gjykimit prokurorit të çëshjes, ai pretendon për një kompani që ka pasur kontraktë të ligjshme me LSI, e firmosur nga një titullar i kësaj partie, ku i ka faturuar një shumë të madhe që s’korrespondon me shumat e depozituara në KQZ nga kjo parti. SPAK-u s’na thotë kujt personi në LSI kjo kompani ia ka çuar këto fatura.

Lajme të tjera |  Tedi Blushi sulmon Braimllarin: Hyri në SPAK me teserën e PL-së, doli pastaj dhe tha “sa bukur është bërë Tirana”

Unë po ta dija s’e kisha lejuar një veprim të tillë. Në rast se ky pretendim që ngre SPAK-u është i vërtetë, që janë bërë pagesa për llogari të LSI, që s’janë depozituar në KQZ, dhe s’janë miratuar në kryesinë e LSI, padyshim që kemi të bëjmë me vepra penale, dhe ata që i kanë bërë janë edhe ata që mbrohen duke mos na i dhënë të plotë faktet. SPAK-u na flet qëllimisht kujt ia ka çuar kjo kompani këto fatura, personit”, u shpreh ai.

Meta tha se nuk është penduar për retorikën e përdorur ndaj SPAK-ut, duke u shprehur se madje ajo ka qenë e butë. Presidenti i PL tha që SPAK-u është kthyer në instrument për shkatërrimin e demokracisë.

Meta tha se arrestimi i Veliajt ishte model, ndërsa arrestimi i tij u bë në atë mënyrë, sipas tij “për të trembur shqiptarët”.

Ai tha që kurrë s’e ka menduar arratisjen dhe se rikthimi i tij në jetën publike është i padiskutueshëm, thjesht është çështje durimi.

Lajme të tjera |  Miratohet ligji që rregullon bashkëpronësinë, administrator për të gjitha pallatet

I pyetur nëse e keni menduar arratisjen, Meta u shpreh:

“Unë s’jam në burg. Jam i lirë. Unë të arratisem nga këta legena? Po pse. Nuk arratiset njeriu pse mbron Shqipërinë, Kosovën, detin e Shqipërisë. Mua ma kanë hequr imunitetin që 22 vjeç dhe donin të më arrestonin. Si do arratisem unë nga vendi im?!”

I pyetur nëse do rikthehet në jetën publike, Meta tha:

“Është e padiskutueshme. Është çështje durimi, është një betejë e fituar, ne kemi të vërtetën me vete. Ata kanë shumë mjete, paratë e inceneratorit shpërndahen edhe në media, paratë e PPP-ve…

Por ne kemi të vërtetën. Unë i takoj atij brezi që mori pjesë në përmbysjen më të madhe, që s’mendohej në Shqipëri, atë të dhjetorit”.

Meta shtoi se:  “Unë këtë s’e kam as nga Rama. Rama është një vegël qorre që e përdorin. Kanë gjetur gjithmonë njerëz me probleme, të shantazhueshëm”.

“Këta janë të poshtër edhe me shokët e tyre, siç ja bënë Erion Veliajt. Mua këto gjëra s’mi bëjnë dot. Këta i ka trajnuar McGonigal, dhe ajo çështje do rihapet. Mua më ka trajnuar Bob-i, Bob-i është nivel i lartë. S’e këta i fusin njerëzit për të krijuar prova, me provokatorë, me ndonjë veprim të paligjshëm”, tha Meta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us