Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën: Të braktisim shpopullimin, të zgjedhim ndryshimin

Në një mesazh në rrjetin social facebook, presidenti i PL Ilir Metaj, i bën apel mbështetësve dhe simpatizantëve të kësaj force politike të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentare që mbahen këtë të diel, më 11 maj.

Përmes një video-mesazhi, Meta thotë se është i bindur se edhe socialistët atdhetarë dhe të përgjegjshëm do të jenë një forcë e rëndësishme ndëshkuese dhe ndryshuese për Shqipërinë më 11 Maj.

 

“Sepse nuk ka asgjë socialiste ta lesh shtetin në dorën e krimit dhe të heshtësh e të varfërosh intelektualët, pedagogët, akademikët, mësuesit, mjekët. Sepse nuk ka asgjë socialiste të degjenerosh familjen dhe fjalët e shënjta nënë e babë t’i zëvendësosh me ‘Prindi 1 dhe Prindi 2’ të ‘Rilindjes’. Sepse nuk ka asgjë socialiste që 570 mijë pensionistë t’i braktisësh me pension 50-170 euro/muaj ndërsa qindra milion euro t’i grabisësh me inceneratorë që nuk ekzistojnë”, deklaron Meta.

Ai më tej thotë se vota e tyre për Ilir Metaj në Qarkun e Tiranës dhe për kandidatët e Partisë së Lirisë në çdo qark të Shqipërisë është garanci sublime për mbajtjen e premtimeve konkrete.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Dua t’i garantoj të gjithë socialistët e ndershëm se vota e tyre për Ilir Metaj në Qarkun e Tiranës dhe për kandidatët e Partisë së Lirisë në çdo Qark të Shqipërisë është garanci sublime për mbajtjen e premtimeve tona konkrete që 100 ditët e para të koalicionit tonë për çdo pensionist dhe student, për çdo përfitues të ndihmës ekonomike dhe qytetar shqiptar në nevojë. Siç është garanci që brenda 4 viteve Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese”, thekson kreu i PL.

Ai i apelon “çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë së Lirisë në këto 48 orë të mbetura i kërkoj që të shtojë edhe një të afërm tjetër edhe një shok edhe një komshi edhe një të njohur për ta bërë pjesë të Ndryshimit historik të 11 Majit”.

“Të braktisim mashtrimin! Të braktisim ndryshkimin dhe shpopullimin! Të zgjedhim Ndryshimin, NR.1, që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë gjithmonë TË PARËT!”, thotë në mesazhin e tij, presidenti i PL, Ilir Meta i cili u arrestua më 21 tetor të vitit 2024 dhe aktualisht po vuan dënimin në burgun 313.

Lajme të tjera |  Nesër zgjedhjet, mesazhi i Celibashit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet qartë dhe pa pengesa

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us