Metës iu komunikua akuza, reagon avokati i tij: Çështja e montuar! U mor i pandehur tani për të hequr vëmendjen nga zgjedhjet

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani dha një prononcim për mediat pasi kreut të Partisë së Lirisë iu komunikua zyrtarisht akuza nga SPAK.

Cakrani pretendoi se çështja është e montuar me urdhër të Ramës. Ndërsa sipas tij, Meta u mor i pandehur pas zgjedhjeve vetëm me qëllimin që të tërhiqet vëmendja nga krimet zgjedhore.

Meta akuzohet për korrupsioni pasiv, pastrim parash dhe fshehja e pasurisë.

“Iu komunikua akuza, do bëjmë kërkimet tona. Do kërkojmë të kryhen disa veprime procedurale. Nuk ka patur ndryshim nga materiali që është paraqitur për të tre akuzat, korrupsioni pasiv, pastrim parash dhe fshehja e pasurisë. Kishte qëndrim, sepse akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, edhe kur është marrë në pyetje. Hetimet u përfunduan pas zgjedhjeve dhe jemi në këtë moment, pikërisht në momentin që përfunduan zgjedhjet, për të hequr vëmendjen.

Pasi të lexojmë materialet, njihemi edhe me aktet, sepse janë fashikuj të tërë, duhen kohë për t’i studiuar. Meta i ka dhënë shpjegimet para se të merrej masa e arrestit. Çështja është e montuar, i drejton autokrati të gjitha veprimet, i ka drejtuar të gjitha veprimet ndaj Metës. Janë persona të tjerë që mbajnë përgjegjësi për lobimet, emrat do dalin, kjo çështje nuk përfundon këtu, do thirren ato persona që ka ngritur kartonët edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajme të tjera |  'Doli nga SPAK si rilindas"/ Kush është "tradhtari"? Akuzat e Metës, Braimllari: Emri im s’të mbulon hallet!

Do jetë procesi i shekullit, kjo gjykatë vendos çfarë kërkon prokuroria. Është qëndrim i Metës, ju keni qenë dëshmitar të rrëmbimi të Metës. Nuk pati veprim nga Policia që të verifikonin këta banditë që rrethuan rrugën dhe e arrestuan në atë mënyrë. Nuk ka asnjë hetim. Meta është regjistruar si person hetim më 10 qershor, dhe është arrestuar më 21 tetor, plot 5 muaj më pas. Pse duhet arrestuar Meta, se u lirua Berisha dhe u arrestua Meta. Të dy jashtë nuk mund të rrinin jashtë për zgjedhje”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us