WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore. Tani mund të dërgoni një mesazh zanor në WhatsApp që do të zhduket pasi ta dëgjoni. Më herët, WhatsApp kishte prezantuar ‘View Once’ për fotot dhe videot në vitin 2021.
Por edhe kjo risi e ka një problem! Nëse e dëgjoni gabim një audio, nuk e ktheni dot më pas.
Për të përdorur mesazhet zanore që zhduken, hyni në bisedë si zakonisht. Shtypni shenjën e mikrofonit dhe rrëshqiteni lart, drejt shenjës së kyçit. Mbajeni shtypur dhe zgjidhni ikonën me numrin 1 e cila kur ngjyroset në të gjelbër, konfirmon se mesazhi do të dërgohet si “View once”.