Miçotaqis kandidon për eurodeputetë dy himariotët Fredi Beleri dhe Pirro Dhima

Kryetari i Partisë Demokracia e Re, njëkohësisht kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis ka vendosur të kandidojë dy shqiptarë nga Himara për eurodeputet në Parlamentin Europian.

Bëhet fjalë për Pirro Dhimën, shtangistin e famshëm nga Himara që braktisi vendin e tij për t’u deklaruar si grek, ku aktualisht jeton dhe mban poste të larta politike.

Një tjetër himarjot, ashtu edhe siç është diskutuar më herët, është Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë shqiptare, që aktualisht ndodhet në burg i dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor.

Të dy janë emra kontraversë, me të kaluar të komplikuar, gati edhe armiqësore me Shqipërinë, siç është rasti i Belerit, i cili është akuzuar për sulmin terrorist me organizatën ekstremiste “MAVI” në postën ushtarake të Peshkëpisë.

Mesa duket, Mitsotaqis, nëna e të cilit është arvanitase nga Athina, ka vendosur të mbajë qëndrimin ekstrem ndaj Shqipërisë, por edhe të sfidojë si vendin tonë edhe Bashkimin Europian duke tentuar të dërgojë në tempullin e demokracisë evropiane një person me të kaluar të errët si Fredi Beleri.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

Në një ceremoni të madhe gjatë prezantimit të 42 kandidatëve të Miçotaqisit, të pranishëm raportohet se kanë qenë edhe vëllai dhe djali i Belerit.

Shqiptarët e Himarës që pretendojnë se kanë origjinë greke janë një rast i rrallë i “transformimit etnik” që ka ndodhur ndër vite në trojet shqiptare falë ndërhyrjeve, propagandës dhe interesave të tjera okulte të vendit fqinj.

Zgjedhjet për kandidatët për eurodeputet do të mbahen në 9 qershor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us