Mihaj, në listën e këshillave të merkatos

Enea Mihaj është në fund të kontratës me Fama-lisaon, ekipin portugez ku aktivizohet prej verës së 2022.

Mbrojtësi i Kombëtares duket se është në kërkim të një aventure të re dhe është bërë pjesë e këshillave të Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport.

Mihaj është në dhjetëshen e lojtarëve nën 27 vjeç që shikohen si alternativë mes kampionateve më të rëndësishëm në të gjithë kontinentin.

Enea Mihaj është vlerësuar për paraqitjet e tij në këtë sezon të Superligës Portugeze ku është aktivizuar në 26 ndeshje duke dhënë edhe një asist.

Mihaj më herët ka qenë pjesë e skuadrave në kampionatin grek.

Në këtë listë të CIES-it është një emër elitar si Trent Aleksander Arnold, i cili është në fund të kontratës te Liverpuli.

Lajme të tjera |  Partizani kërkon lider në mesfushë, projektohen afrime të bujshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us