Mijëra besimtarë marrin pjesë në meshën e Inaugurimit, Leoni XIV nis zyrtarisht papatin e tij

Papa Leoni XIV nisi ditën e sotme zyrtarisht papatin e tij. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u zhvillua Mesha e Shenjtë e Inaugurimit.

Leoni XIV pasi përfundoi homilinë foli për nevojën për të qëndruar “të bashkuar” dhe kritikoi me pak fjalë atë që e quajti “propaganda fetare”.

“Vëllezër dhe motra, do doja që dëshira jonë e parë dhe e madhe të jetë për një kishë të bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila të bëhet maja për një botë në paqe”, tha ai.

Papa shtoi se “shërbesa e Pjetrit”, dishepullit të Jezusit mbi varrin e të cilit thuhet se është ndërtuar Vatikani, dallohet nga “dashuria vetësakrifikuese”.

Duke i bërë jehonë prioriteteve edhe të pasardhësit të tij, Papa Françeskut, Leoni XIV kritikoi sistemin ekonomik global, për të cilin tha se “shfrytëzon resurset e tokës dhe lë mënjanë më të varfrit”.

Lajme të tjera |  Papa Leoni XIV shkel protokollin, ja çfarë bëri gjatë ceremonisë së përurimit

Me mijëra njerëz ishin mbledhur në rrugët e Romës për të dëshmuar meshën e parë të Papa Leonit XIV.

Ndërkohë në Vatikan ndodheshin mbi 200 delegacione nga bota me personalitete nga politika, përfaqësues të kishës dhe monarkë. Shqipëria përfaqësohej nga Presidenti Bajram Begaj dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Të pranishëm në meshë ishin edhe zv/presidenti amerikan James David Vance dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Ata shtrënguan duart me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, po ashtu i ftuar në këtë meshë.

Leoni XIV është Papa i 267-të, i pari drejtues i Selisë së Shenjtë nga Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us