Mikesha e Evi Kokalarit bëhet nëna e fëmijës së Elon Musk

Influencuesja e MAGA-s, Ashley StClair, ka deklaruar në platformën X se ka sjellë në jetë fëmijën e trembëdhjetë të Elon Musk.

StClair tha se u detyrua ta bënte publike këtë fakt, pasi tabloidet e kishin zbuluar dhe po përgatiteshin ta publikonin lajmin.

Evi Kokalari reagoi ndaj deklaratës duke shkruar: “Dërgoj dashuri për Baby Genius #2”.

Në një koment tjetër, Kokalari ngushëllon shoqen e saj duke i thënë: “Ishte e pashmangshme, por më vjen keq që duhet të përballesh me median dhe tabloidet”.

Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale të Kokalarit tregon se dy mikeshat janë parë bashkë në disa evente dhe udhëtime me varkë, duke shijuar momente të këndshme dhe pije mes miqsh./ Hashtag.al

Lajme të tjera |  Numërohen mbi 91% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us