Milan nuk qëndron duarkryq, gati rinovimet me 3 yjet e ekipit

Milan nuk po qëndron duarkryq gjatë kësaj periudhe. Edhe pse ekipi nuk po kalon një moment të mirë si në Serie A apo Champions League, drejtuesit po mendojnë për rinovimet.

Mike Maignan, Tijjani Reijnders dhe Christian Pulisic pritet që të firmosin së shpejti kontratat e reja. Për mesfushori holandez, pritet një kontratë e re edhe për 5 vite të tjera. Kontrata të zgjatura me mbi 5 vite priten edhe për Maignan dhe Pulisic.

Kjo treshe dëshirojnë qëndrimin në “San Siro” dhe kanë pranuar pagat e propozuara. Në krahun tjetër, bisedimet me Theo Hernandez vazhdojnë, por ende asgjë konkrete.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nga shqiponjat dykrenare e fëmijëve te vërshëllimat që shurdhuan kapitenin Mitroviç, shikoni çfarë ndodhi gjatë himnit të Serbisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us