Pas shitjes së Tijjani Reijnders dhe ndërsa pret vizitat mjekësore të Luka Modric, Milani është në kërkim të një mesfushori për të përforcuar dhe kompletuar mesfushën e Massimiliano Allegrit. Në orët e fundit, Ardon Jashari i Club Bruges dhe Javi Guerra i Valencias janë lidhur me kuqezinjtë, por emri në krye të listës së dëshirave të trajnerit dhe drejtorit sportiv Igli Tare është Granit Xhaka i Bayer Leverkusen.
Sipas asaj që ka mësuar stafi editorial i “MilanNews.it”, edhe në këto orë ka pasur kontakte të drejtpërdrejta midis palëve, me 32-vjeçarin shqiptar të intriguar nga ideja për të veshur fanellën e Milanit duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Ndërkohë, ish-lojtari i kuqezinjëve, Marcos Cafu, në kuadër të “Javës së Futbollit Milano”, foli për tregun në zhvillim të Milanit:
“Të gjitha opsionet që po gjurmohen ne treg janë të mira, duhet të shohim nëse ato do janë blerjet e duhura për Allegrin, në mënyrë që të jemi konkurrues dhe të shkojmë larg”.