Milani në kërkim të një sulmuesi, Tare shkruan në listë dy emrat e njohur të Serie A

Igli Tare po punon në merkato për të sjellë një tjetër qendërsulmues në kampin e Milanit. Tammy Abraham i cili është i huazuar, do të rikthehet tek Roma në përfundimin e qershorit.

Në listën e drejtorit shqiptar për sulmin janë prej kohësh Mateo Retegui i Atalantës dhe Dusan Vlahovic i Juventusit. Siç raportojnë mediat italiane, kuqezinjtë kanë pasur kontakte së fundmi me bergamaskët për sulmuesin italian.

Për Reteguin do ishte një hap i madh, por së pari duhet të bindet Atalanta për të shitur sulmuesin. Nga ana tjetër, Juventusi dhe Dusan Vlahovic po shkojnë në një rrugë ndarjeje.

I vetmi problem i sulmuesit serb është paga e tij prej 12 milionë eurosh që përfiton në vit tek bardhezinjtë. Vlahovic nuk dëshiron të ulë rrogën e tij, por rinovimi me Juventusin është shumë larg.

Lajme të tjera |  Rikthimi i Sarrit “bekon” Hysaj-n, mbrojtësi kuqezi drejt qëndrimit tek Lazio

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us