Milani mposhti Interin me rezultatin 0-3 në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, duke u kualifikuar për në finale, ku do të përballet me fituesen e çiftit Empoli-Bolonja. Një moment fantastik ky për kuqezinjtë, të cilët do të luajnë kështu finalen e dytë për këtë sezon, pas Supërkupës së fituar ndaj Interit.
Edhe pse me peshë shumë herë më të vogël se ato të fituara nga Milani i Ançelotit, kuqezinjtë e Konsesaos, do të kërkojnë t’i shtojnë një tjetër trofe klubit me fitimin e Kupës së Italisë.