Lajme të këqija për Milanin në një pjesë kulminante të sezonit. Mbrojtësi i kuqezinjve, Fikayo Tomori ka shqetësuar të gjithë kampin milanez mbrëmjen e sotme në “San Siro”.
Aktualisht po zhvillohet sfida mes Milanit dhe Bolognës e vlefshme për javën e 36-të të Serie A. Pas vetëm 13 minutash lojë, Tomori nuk mundi të vazhdojë më dhe ka lënë fushën e lojës.
Pas një përplasjeje me Dominguezin, mbrojtësi anglez ndjeu marrje mendsh dhe doli nga fusha e lojës. Ende nuk dihet sesa do të jetë jashtë fushave Tomori. Rikujtojmë se Milani përballet sërish me Bolognan të mërkurën, por në finalen e Kupës së Italisë.