Milani vëzhgon bomberin e Bundesligës, ekipi gjerman kërkon 70 milionë euro

Edhe pse në organikë është Santiago Gimenezi, Milani po kërkon në merkato një tjetër qendërsulmues. Igli Tare së fundmi ka vëzhguar një prej më të mirëve që ndodhet në Bundesligë.

Siç raportojnë mediat italiane, Milani po shikon me vëmendje bomberin Sehou Guirassy. Por e vetmja pengesë që “shuan” shpresat e kuqezinjve është shuma e madhe që kërkon Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë e Gjermanisë duan të paktën 70 milionë euro për të liruar. Sezonin e kaluar me Dortmundin, Guriassy arriti të realizojë 34 gola në Bundesligë dhe në Champions League.

Lajme të tjera |  PAMJE TË TMERRSHME/ Ndërhyrja e Donnarummas fatale, Jamal Musiala pëson dëmtimin “HORROR”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us