Miliona euro dhe marrëveshje afatgjatë për Mirlind Dakun, zbulohen detajet e kontratës me ish-fituesin e Kupës UEFA

Mirlind Daku po bëhet gati të hedhë hapin e radhës në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të ndryshojë skuadër, duke qëndruar po në kampionatin rus të futbollit.

Lojtari do t’i japë lamtumirën Rubin Kazan, për t’u transferuar te një emër më i madh i futbollit rus, Zenit Shën Petersburg, i cili ka qenë klubi kryesor në mijëvjeçarin e ri teksa ka 11 tituj kampion në Rusi, pa harruar ëktu edhe një Kupë UEFA dhe Superkupën e Europës.

Media ruse bëjnë të ditur se transferimi i Dakut do t’i kushtojë 8 milionë euro klubit të Zenit, ndërsa lojtarin e pret një kontratë katërvjeçare. Njëkohësisht, është mësuar se Daku do të përfitojë një rrogë prej 2,2 milionë eurosh në vit në klubin e tij të ri, me bonuse të tjera të rëndësishme në varësi të golave dhe objektivave.

Lajme të tjera |  E ardhmja si trajner i Flamurtarit? Reagon për herë të parë Gianni De Biasi

Pritet që Daku të udhëtojë të dielën drejt Shën Petersburgut për vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us