Miliona euro evazion fiskal, arrestohet pas dy muajsh në arrati biznesmeni

Policia ka arrestuar sot biznesmenin O.B, pronari i një subjekti tregtar. Ndalimi i tij u bë pas vendimit të gjykatës që kishte caktuar në mungesë “arrest në burg” për veprën penale “fshehje të ardhurash”.

Në janar të këtij viti ai shpall në kërkim me urdhër të prokurorisë së Tiranës e cila zbuloi evazionin fiskal. Sipas hetimeve të prokurorisë O.B, nuk kishte deklaruar 3.7 milionë euro të ardhura te autoritetet tatimore.

Nga hetimet rezultoi se gjatë shitjeve në bizneset e subjektit të tij, O.B lëshonte fatura të falsifikuara dhe të pa fiskalizuara. Hetimet nisën pas referimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, ku u zbulua se ky subjekt tregtar lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us