Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka deklaruar se Europa duhet të riarmatoset që të mund të mbrohet më mirë pasi kërcënimet e reja ushtarake mund të shfaqen deri në fund të kësaj dekade. Boris Pistorius në një intervistë me “Welt am Sonntag” tha se Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të zvogëlojnë angazhimin e tyre ushtarak në Evropë, ndaj duhen marrë masa.
“Ne europianët duhet të angazhohemi më shumë për të garantuar sigurinë në kontinentin tonë. Kemi rreth 5-8 vjet për të kapur hapin, për sa i përket forcave të armatosura, industrisë dhe shoqërisë. Europa e ka të qartë se mund t’i duhet të kompensojë ndihmën e SHBA-së për Ukrainën nëse Uashingtoni nuk arrin të bie dakord për financimin e ri,”– tha Pistorius.
Sipas tij, pushteti i ri në Poloni, do të mundësojë që Berlini, Parisi dhe Varshava, të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak. Megjithatë shtoi se nuk parashikon që ushtria gjermane të përsëriste misione aq të mëdha sa ato që kryen në Afganistan dhe Mali. Misioni gjerman në Afganistan, ka qenë i pari për këtë shtet prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore./