Ministri i Jashtëm grek pret Hasanin në Athinë: Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet tona duhet të zhduken

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë në Athinë ku u takua sot me homologun e tij, Giorgos Gerapetritis.

Pas takimit mes dy delegacioneve, ministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Gerapetritis bëri me dije se diskutuan të gjithë spektrin e marrëdhënieve bilaterale.

“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të zhduken dhe të mos përsëriten. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes me një qëndrim pozitiv, të bazuar në përkushtimin ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe në përpjekjen e vazhdueshme për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira”, tha Gerapetritis.

Kryediplomati grek e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor si të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Sa i përket Shqipërisë, ai theksoi se Athina zyrtare ka dhënë pëlqimin për nisjen e negociatave dhe ka “vlerësuar përparimin” që është bërë në kapituj të veçantë.

Lajme të tjera |  Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Po ashtu një çështje që preku dhe që theksoi se është i rëndësishëm për Greqinë, është çështja e minoritetit grek në Shqipëri. Ministri grek nënvizoi para gazetarëve grekë se ndjehet i lumtur përkrah Hasanit jo vetëm se diplomati shqiptar nuk ka nevojë për përkthim nga greqishtja pasi e flet atë, “falë origjinës së tij greke, të cilën ai e nderon sot”.

“Pakica kombëtare greke është një nga hallkat më të forta në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ajo ka qenë, prej shekujsh, një urë komunikimi dhe mirëkuptimi mes dy popujve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët janë dalluar për integrimin e tyre jashtëzakonisht të suksesshëm në shoqërinë greke”, u shpreh ministri grek.

Ministri Igli Hasani nga ana e tij e nisi deklaratën në greqisht.

Lajme të tjera |  'Ethet' e Shqipëri-Serbi! Serbët me kuzhinierin me vete në Tiranë, Policia ‘blindon’ kryeqytetin

Ai tha se është koha e duhur për të patur një qasje të mirë ndaj çështjeve ende të hapura si dhe për të forcuar një dialogun me Greqinë dhe një marrëdhënie afatgjatë.

Ministri i Jashtëm grek pret Hasanin në Athinë: Hijet që

Kujtojmë se një ditë më parë në një intervistë për gazetën “Ta Nea”, Hasani tha se qeveria shqiptare “mbetet e hapur dhe plotësisht e përkushtuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe pezull” me Greqinë.

Ai nuk përjashtoi perspektivën e Hagës për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE) midis Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa u shpreh i sigurt se të gjitha çështjet dypalëshe të pazgjidhura mund të adresohen.

“Nëpërmjet dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv, ne besojmë se është e mundur të adresohen të gjitha çështjet përkatëse në mënyrë që përputhen me rregullat ndërkombëtare”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us