Ministri i Jashtëm Igli Hasani nis turin 3-ditor në rajon, agjenda e kryediplomatit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani do të zhvillojë nga data 16-18 janar një tur 3-ditor në rajon, në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Hasani do të shkojë fillimisht në Kosovë, ku pritet të takohet me homologen e tij Donika Gërvalla, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë për mediat. Më tej, pritet që Hasani të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e parlamentit Glauk Konjufca, zv kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë.

Të mërkurën, ministri Hasani do të jetë në Shkup, ku do të takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Dimatar Kovachevski dhe zv kryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderë të partive politike shqiptare në RMV.

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

Ditën e enjte, në Malin e Zi, minitri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviç, presidentin e vendit Jakov Milatoviç, zv kryeministrin Nik Gjeloshaj, ndërsa po ashtu priten takime edhe me liderë të partive shqiptare në Malin e Zi.

Turi i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani synon që të thellojë bashkëpunimin e Tiranës me vendet e rajonit, si dhe të zhvillojë më tej marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe integrimin europian.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us