Ministri i Jashtëm turk në Tiranë: Pastroni mbetjet e fundit të FETO-s!

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka nisur një turne zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani. Kryediplomati turk do të takohet me homologët e tij për të diskutuar “marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale”, shkruajnë mediat turke.

Ndalesa e parë e tij ka qenë në Tiranë fillimisht te Xhamia e Namazgjasë. Xhamia e Namazgjasë është një investim nga shteti turk, që llogaritet të jenë shpenzuar rreth 30 milionë euro për ndërtimin e këtij objekti kulti.

Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme turke shkruan: “Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, ndërsa ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.

Lajme të tjera |  Flluska që po ngrihet me tulla si rrezik real i ndërtimit në Shqipëri

Fidan ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm shqiptar Igli Hasani dhe do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Pas kësaj do të takohet edhe me kryeministrin Rama, presidentin, kryebashkiakun e Tiranës dhe do të ketë vizitë edhe në xhaminë e re kryesore në Tiranë, ku akoma nuk është e qartë nëse do të jetë i ftuar kreu i kominitetit mysliman.

Kujtojmë se ishte vetë presidenti Erdogan që vendosi gurin e parë më 13 maj 2015. “Kompleksi Namazgja” do të jetë qendra më e madhe Islame në Ballkan, e cila do të përfshijë xhaminë, një sallë konferencash, sallë mbledhjeje, një sallë ekspozitash, Muzeun e parë Islam në Ballkan, bibliotekën, zyra, parking, si dhe hapësira të tjera për publikun.

Lajme të tjera |  "Nxehen" çmimet në bregdet, stepen blerësit e huaj

Gjithsesi edhe pse projekti ka përfunduar nuk dihet ende se kur do të hapet, kjo pasi Erdoagan nuk njeh drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Pritet të shihet në takimet e sotme nëse Fidan do të artikulojë qartë pakënaqësitë që ka me Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us