Ministri i Ugandës bën deklaratën ‘tronditëse’: Ata që vdesin nga uria janë idiotë

Një ministër i qeverisë së Ugandës po përballet me kritika pasi i quajti “idiotë” ata që kanë vdekur nga uria në vendin e tij. Në vitin 2022, më shumë se 2,200 njerëz vdiqën nga uria dhe sëmundjet e lidhura me të në Ugandën verilindore, thuhet në raportin e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Ugandës.

Por, Oryem argumentoi se duke pasur parasysh klimën e favorshme dhe tokën pjellore të Ugandës, njerëzit duhet të jenë në gjendje të kultivojnë ushqim për veten e tyre.

“Është vetëm një idiot, një idiot i vërtetë, që mund të vdesë nga uria në Ugandë,” tha ministri i shtetit për punët e jashtme për kanalin televiziv NTV Uganda.

“Nëse punon shumë, ka tokë në Ugandë. Klima është e përshtatshme përkundër ndryshimeve klimatike. Zgjohuni në mëngjes dhe punoni tokën tuaj. Nëse e bëni këtë, me siguri, do arrini të merrni ushqim”, shtoi ai.

Përveç vrasjes së shumë njerëzve, mungesa e ushqimit në veri-lindje la gati gjysmë milioni njerëz në “uri akute”, thuhet në raportin e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Ugandës, i cili u krijua me kushtetutë.

Lajme të tjera |  Traktori e përplas për vdekje, shqiptari humb jetën duke punuar në arë në Itali

Komentet e ministrit kanë shkaktuar zemërim. Moses Aleper, një ligjvënës për qarkun Chekwii, i cili është pjesë e rajonit të prekur Karamoja, i tha BBC-së se fjalët e Oryem nuk ishin të pavënda.

“Unë jam nga një nga pjesët më produktive të Karamojës, ku ka shi të mjaftueshëm dhe ne prodhojmë ushqim. Por në situatat kur moti nuk është I favorshëm, ne definitivisht nuk arrijmë të marrim ushqim. Dhe normalisht njerëzit patjetër kanë uri”.

Të dhënat zyrtare për situatën aktuale ushqimore në Karamojë nuk janë të disponueshme, por shpesh përjeton urinë gjatë stinëve të thata për shkak të kushteve klimatike gjysmë të thata të rajonit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us