‘Ministri nuk është inspektor i Tatimeve’, avokati i Mediut: Si e lidhni shpërdorimin e detyrës me dëmin ekonomik në Gërdec?

Është duke u mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korruopsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca e radhës për çështjen ‘Gërdeci’, ku avokatët e Fatmir Mediut kundërshtojnë akt-ekspertimin ekonomiko-financiar.

I pranishëm në seancën e ditës së sotme, ishte vetëm avokati Henrik Ligori, ndërsa mungonte avokati tjetër Ardian Visha, si dhe vetë ish-ministri Fatmir Mediu, mbi të cilin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Avokati i Mediut, Henrik Ligori tha se ‘kanë objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonimiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.

Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve. Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.

Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar.

Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standarde, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.

Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre?

A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, lënë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori. Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin”.

Po ashtu në mbrojtjen e tij, Ligori u shpreh se Ministri i Mbrojtjes nuk ka asnjë përgjëgjësi për dëmin që i është shkaktuar shtetit nga mosdeklarimi i shitjeve nga kompania SAC. Sipas Ligorit, pagesa apo jo e detyrimeve, nuk është përgjegjësi e Ministrit të Mbrojtjes, i cili nuk mund të bëjë rolin e inspektorit tatimor.

Lajme të tjera |  Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë – Durrës, shkrumbohet nga flakë një automjet (VIDEO)

“Pyetjes së prokurorisë për dëmin ekspertët i janë përgjigjur përmes një tabele. Së pari, dëm në vlerën 4400 usd ka shkaktuar subjekti Sac për mosdeklarim të të ardhurave nga shitjet. Pyetja është kjo, pretendimi i ekspertëve çfarë lidhje ka me ministrinë e mbrojtjes. Çfarë lidhje ka me kompetencat e ministrit të akuzuar në këtë proces. Dëmi tjetër 25 usd i ngarkohet SAC për mosdeklarim të shitjes nga demontimi i disa municioneve.

Po me këtë c’lidhje ka ministri i mbrojtjes? Çfarë është ministri, inspektor i tatimeve, apo i organeve tatimore. Si mund të lidhet ministri?! Po nga ekspertët është llogaritur një dëm prej 2100 usd po për mosdeklarim.

Një dëm 8 mln lekë i ngarkohet Meicos. Pyetja jonë është e njëjtë. Si lidhen këto dëme me veprimtarinë e ministrit të mbrojtjes?!

Një dëm prej 13200 usd i faturohet Meicos.

Llogaritet një dëm prej 14 mln për Shtabin e Përgjithshëm për shpenzimet e transportit”, vijoi Ligori.

Lajme të tjera |  Kush është në stadium/ Nga kreu i SPAK, Altin Dumanit, tek Andi Bushati, Baton Haxhiu dhe motrat Vjollca!

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us