Ministria e Kulturës në varësi të Ekonomisë, Zhupa: Trajtimi i trashëgimisë kulturore si mall tregu. Udhë të mbarë Margariti!

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e disa ministrive dhe krijimin e një të reje ku përfshihet Ekonomia dhe Kultura, vjen reagimi nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Kjo e fundit thotë se vendimi është zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune.

Si një nga kundërshtaret më të zëshme kundër koncesionit të Butrintit, deputetja Zhupa, tha se ministrja në ikje e Kulturës, Elva Margariti, do të qëndrojë edhe për kohë në bordin e këtij koncesioni derisa të dalë vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese.

Reagimi:

Bashkimi i kulturës me ekonominë, zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune. Shqipëria e trajtuar si plackë, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim.

Lajme të tjera |  Çollaku zbulon skenarin e protestës së PD: Burgosja e Salianjit ishte vija e kuqe

Udhë të mbarë Elva Margariti, nuk do na mungosh fare, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë duke të shkrirë edhe ministrinë. Je kurbani i radhës.

Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde. Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura. Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us