Ministria e Mbrojtjes: Zjarri në Darëzezë ka marrë përmasa të mëdha, po avancon në veri të pyllit

Zjarri është aktivizuar në pyllin e Darëzezës, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha dhe shkaktuar dëme katastrofike në natyrë.

Era ka favorizuar flakët duke bërë që të përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe prej 10 hektarësh, ndërsa Agjencia e Mbrojtjes Civile thotë se situata nuk është ende nën kontroll.

Ministria e Mbrojtjes njofton se një helikopter është nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë nga ajri.

Njoftimi i MM:

Sot në mesditë, në fshatin Darëzezë e Re, njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, është riaktivizuar vatra e zjarrit e fikur një ditë më parë në pyllin e Darëzezës.

Në vendngjarje ndodhen 7 automjete zjarrfikëse me 40 efektivë të MZSH, një buldozer dhe një fadromë, por për shkak të terrenit ranor dhe përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, situata në ekonominë pyjore të Darëzezës nuk është vënë ende nën kontroll.

Lajme të tjera |  Sot Kurban Bajrami! Pamjet me dron të faljes tek Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'!

Rreth orës 14:00, vatra e zjarrit është përhapur më tej dhe është bërë e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse.

Në koordinim me Qendrës së Bashkuar Operacionale (QBO), është nisur në mbështetje helikopteri tip Cougar i Forcës Ajrore për ndërhyrje nga ajri.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është rreth 10 hektarë, ndërsa era po favorizon avancimin e zjarrit në pjesën veriore të pyllit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us