Ministrja e Shëndetësisë: 20 foshnja kanë ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit

Njëzet foshnje kanë lindur pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit. Lajmin e bukur e ndau përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila i ka uruar jetë të gjatë dhe të lumtur.

Ajo ka theksuar se të vegjëlit i kanë mirëpritur me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur.

Postimi i plotë:

Lajmi i bukur i ditës

20 engjëj kanë ardhur në jetë pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit. Jetë të gjatë e të lumtur të vegjëlve të cilët i mirëpresim me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur.

Lajme të tjera |  Karamuço: Shefi i arrestuar i Rrugores Roven Zeka, u kërcënua nga një biznesmen i fuqishëm 2 javë më parë

#Mirënjohje personelit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për përkushtimin maksimal që nënat dhe fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us