Miqësia 40-vjeçare! Kush është murgesha që theu protokollin për t’i thënë lamtumirë Papa Françeskut

Një skenë prekëse është regjistruar në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku një murgeshë 81-vjeçare franceze theu protokollin zyrtar për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut, mikut të saj të ngushtë prej më shumë se katër dekadash. Murgesha franceze, Genevieve Zaningros, mbërriti në vendin e ceremonisë për t’u lutur, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit.

Sipas “Daily Mail”, lidhja e tyre filloi shumë vite më parë në Buenos Aires, ku Papa Françesku, atëherë Jorge Mario Bergoglio, shërbente si kryepeshkop. Të bashkuar nga misioni i përbashkët për të ndihmuar më të përjashtuarit e shoqërisë, ata krijuan një miqësi të pazakontë dhe të thellë. Zaningros ka kaluar më shumë se 56 vite në mbështetje të grave të margjinalizuara, veçanërisht atyre transgjinore, në Ostia të Romës.

Lajme të tjera |  TRONDITET Tirana/ Një grua hidhet nga kati i 8-të i pallatit, vd*s në vend!

Murgesha mbërriti në ceremoninë mortore e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit. Në një video që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ajo shihet teksa hyn në një zonë të ndaluar për laikët pranë arkivolit të Papa Françeskut. Ndonëse vetëm kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë lejohen të afrohen në atë pjesë, askush nuk e ndaloi. Ajo qëndroi në heshtje, e veshur me një shami blu, duke shpërthyer në lot. Papa e kishte quajtur atë me dashuri “L’enfant terrible” – fëmija i tmerrshëm – për shkak të guximit dhe shpirtit të saj rebel në shërbim të humanizmit.

Murgesha jeton në një karvan së bashku me një tjetër murgeshë, Anna Amelia Giaketto, dhe çdo të mërkurë shoqëronte gratë e varfra dhe transgjinore në Vatikan, ku Papa i priste me ngrohtësi, duke u ofruar ushqim dhe mbështetje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us