Miqësoret me Kroacinë, publikohet lista e Kombëtares U-15

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Kroacisë më 8 dhe 10 prill në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri i kuqezinjve, Armand Dama, ka ftuar 20 futbollistë për këto dy takime.

12 lojtarë janë pjesë e Akademisë së FSHF-së “Elite Youth” dhe aktivizohen në klube shqiptare. Pjesa tjetër e lojtarëve vijnë nga klube jashtë vendit si Como, Bayer Leverkusen, Atalanta, Roma, Pro Patria, Panathinaikos, Modena dhe Genoa.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin dhe përgatitjet nga sot në Durrës.

Takimi i parë miqësor do të luhet më 8 prill, në orën 15:00, ndërsa i dyti më 10 prill, në orën 10:00.

Miqësoret me Kroacinë, publikohet lista e Kombëtares U-15

Lajme të tjera |  “Nuk do të jesh kurrë vetëm”, Liverpuli bën gjestin prekës për familjen e Diogo Zhotës pas vdekjes së tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us