‘Mirëmëngjes mami’, mesazhet që tradhtuan vrasësit e Georgia Muratit

SELANIK – Greqia është tronditur nga rasti i vrasjes së tmerrshme të 41-vjeçares shtatzënë në Selanik nga partneri dhe bashkëpunëtori i tij. Në lidhje me këtë ngjarje, gjithnjë e më shumë detaje po dalin në dritë.

Dy mesazhe të çuditshme që dyshohet se janë dërguar nga Georgia, dy shenja gishtash dhe video nga kamerat e sigurisë në zonën ku jeton partneri i saj, kanë dërguar autoritetet tek autorët e vrasjes makabre. Mediat helene kanë zbardhur dosjen e vrasjes.

Dy mesazhe të shkëmbyera në 8 minuta

Në orën 7:52 minuta më 2 janar, nëna e Georgias mori mesazhin e mëposhtëm në celularin e saj: “Mami, mirëmëngjes. Nuk do vij tani në mëngjes se kam diçka për të bërë dhe do shkoj direkt në punë, sigurisht. Nuk i thashë asgjë Akisit, e di që do vij në shtëpi. Shihemi më vonë, kam punë tani”.

Mirëpo, nëna e Georgias, duke lexuar këtë mesazh ka dyshime nëse e ka dërguar e bija dhe në deklaratën e saj të parë në polici ka treguar si të dyshuar partnerin e së bijës, duke u shprehur se vajza e saj mund të jetë vrarë.

Partneri i saj në një nga depozitimet e tij të para pohoi se ai mori një mesazh nga Georgia, pikërisht 8 minuta pas mesazhit që dyshohet se i dërgoi nënës së saj. Në atë mesazh, ajo i tha atij se e dinte se ai ishte pushuar nga puna, edhe pse ai e kishte gënjyer.

Lajme të tjera |  Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Gjurma e fundit e telefonit të Georgias tregoi se ajo ishte në qendër të Selanikut në orën 7:57 të mëngjesit të datës 2 janar. Por siç mësohet, 41-vjeçarja fatkeqe ishte tashmë e vdekur.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us