Mirlind Daku po ngjitet drejt Këpucës së Artë ruse

Sulmuesi i fortë nga Kosova, qendra atipike e kombëtares kuqezi, Mirlind Daku, me dygolëshin e realizuar kundër Khimkit në javën e fundit, regjistron 14 gola në kampionatin aktual rus.

Ai kapërceu Aleksej Batrakovin e Lokomotivës me 13 gola dhe pozicionohet në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve, pas kostarikanit Manfred Ugalde. Ugaldja është në thatësirë golash prej 2 marsit të këtij viti dhe 16 golat e tij, me ritmet e shënimit të Dakut, janë lehtësisht të arritshme.

Gjilanasi, në 25 ndeshje, ka shënuar 22 pjesëmarrje, 14 gola dhe 8 asiste, duke qenë edhe spondues qendror, siç fiziku i tij e premton më së miri, për shokët e skuadrës.

Lajme të tjera |  Aktualisht i huazuar në kampionatin kosovar, mesfushori “flirton” me një rikthim tek Tirana

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us